Irani ka reaguar ndaj sulmit izraelit ndaj reaktorit bërthamor në Arak, duke thënë se ky reaktor do të përdoret për qëllime shëndetësore dhe mjekësore.
Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami, akuzoi Izraelin për goditjen e një qendre kërkimore radiofarmaceutike dhe shprehu mosbesim ndaj inspektimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), të cilat i konsideron si spiunazh në shërbim të Izraelit.
Eslami theksoi se sulmet izraelite nuk kanë shkaktuar rrjedhje radioaktive dhe nuk paraqesin rrezik për publikun.
Ndërkohë, kreu i IAEA-së, Rafael Grossi, njoftoi për disa rrjedhje radiologjike si pasojë e sulmeve, por siguroi se aktualisht nuk ka rrezik për qytetarët, megjithëse rreziku mbetet.








