spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Putin mesazh Zelenskyt: Atje ku shkel këmba e ushtarit rus, ajo tokë është e jona!

Presidenti Vladimir Putin ka deklauar së fundmi se Ukraina është pjesë e Rusisë dhe ai nuk do të tolerojë recesionin e vendit.

“Atje ku shkel këmba e ushtarit rus, ajo tokë është e jona.” tha liderit të Kremlinit duke theksuar sr “rusët dhe ukrainasit janë një popull i vetëm dhe, në këtë kuptim, e gjithë Ukraina është e jona”.

Prandaj, edhe pse përparimi i trupave të tij për të krijuar një “zonë sigurie” përgjatë kufirit nga 10 deri në 12 kilometra nuk ka si synim “pushtimin e qytetit Sumy”, tha presidenti rus.

Pretendime luftarake që, pavarësisht nga një shkëmbim i ri të burgosurish, zbulojnë shumë për qasjen e Rusisë në bisedimet që po zhvillohen në Stamboll: nëse objektivat janë kaq maksimaliste, nuk ka hapësirë për kompromis mbi kushtet e vendosura nga Moska.

Putin risjell në vëmendje pikat kryesore të atyre kushteve: do ta njohë pavarësinë e Kievit vetëm nëse Ukraina bëhet një “shtet neutral” dhe dorëzon territoret që Moska i ka aneksuar në mënyrë të njëanshme.

Kievi ndërkohë i kundërshton fuqishëm këto kushte.

“Deklaratat cinike të Putinit tregojnë përbuzje të plotë për përpjekjet e SHBA-së për paqe. Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e botës kërkojnë ndaljen e menjëhershme të vrasjeve, krimineli kryesor i luftës në Rusi flet për plane për të pushtuar më shumë territore dhe për të vrarë më shumë ukrainas”, është reagimi i ministrit të Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.

Por Putin nuk tërhiqet: “Kemi thënë gjithmonë: ose negociojmë tani, ose do të detyroheni të negocioni më vonë nga një pozitë shumë më e pafavorshme për ju”.

Ky paralajmërim vjen nga sesioni plenar i Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, ish-”Davos-i rus”, sot i bojkotuar nga Perëndimi dhe i injoruar madje edhe nga shumë vende aleate, aq sa Putin ndan skenën me zyrtarë të rendit më të ulët: zëvendëskryeministrin kinez Ding Xuexiang, sheikun Nasser bin Hamad Al Khalifa i treti në radhën e trashëgimisë së fronit të Bahreinit dhe zëvendëspresidentin e Afrikës së Jugut, Paul Mashatile. Përjashtimi i vetëm ishte presidenti indonezian, Prabowo Subianto.

Seanca zgjati plot katër orë, “një rekord”, sipas Argumenti i Fakty. Vetëm fjalimi hapës i Putinit zgjati 55 minuta, “ndër pesë më të gjatat ndonjëherë”.

Presidenti nuk mund të anashkalonte as paralajmërimin e lëshuar një ditë më parë nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Maksim Reshetnikov, për një Rusi “në prag të një kalimi drejt recesionit”.

Por Putin i hodhi poshtë këto qëndrime pesimiste. “Disa ekspertë dhe specialistë flasin për rrezikun e stagnimit apo edhe të recesionit, por kjo, natyrisht, nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë”, tha ai, duke dërguar një mesazh të qartë për bashkëpunëtorët e tij, duke nisur nga guvernatorja e Bankës Qendrore, Elvira Nabiullina, e pranishme në rreshtat e parë të sallës.

Putin i ftoi të gjithë të shihnin anën pozitive të medaljes rritjen e PBB-së apo rënien e papunësisë për të përfunduar, këtë herë duke cituar Mark Twain, se “lajmet për vdekjen e ekonomisë ruse janë dukshëm të ekzagjeruara”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit