spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Trump kërcënon me sulm ndaj Iranit para afatit të vendimit 2 javor: Europa s’ka asnjë rol!

Pak pasi ministrat e Jashtëm europianë u takuan me homologun e tyre iranian në një bisedë që zgjati disa orë të premten, Donald Trump deklaroi: “Irani nuk dëshiron të flasë me Europën”.

Trump e përforcoi edhe më tej skepticizmin ndaj përfshirjes evropiane, duke thënë: “Europa nuk do të mund të ndihmojë në këtë rast”. Ai shtoi se administrata e tij ka zhvilluar bisedime me Iranin dhe se mendon që Irani ishte “vetëm disa javë apo muaj larg nga sigurimi i një arme”.

Trump bëri gjithashtu të ditur se afati prej dy javësh që ka vendosur për të marrë një vendim lidhur me përfshirjen ushtarake të SHBA-së në Iran është “maksimumi” i kohës që do të presë dhe se mund ta marrë vendimin edhe më herët. “Po u jap një periudhë kohe. Do të shohim se sa do të zgjasë ajo periudhë. Por po u jap një periudhë kohe, dhe do të thosha se dy javë do të ishte maksimumi”, u tha Trump gazetarëve në Nju Xhersi.

Kjo është hera e parë që presidenti komenton publikisht mbi afatin e vetëcaktuar që përfaqësuesja e tij për mediat lexoi dje gjatë një deklarate për shtyp, duke e vendosur atë si një dritare për zgjidhje diplomatike. Megjithatë, Trump sugjeroi se nuk po e shqyrton mundësinë e përdorimit të trupave tokësore të SHBA-së ndërsa analizon mundësinë e një sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane. “Nuk do të flas për trupa tokësore. Gjëja e fundit që dëshironi janë trupat tokësore,” tha ai kur u pyet nëse kjo ishte një mundësi.

Ai gjithashtu dukej se sugjeronte që nuk beson se Izraeli ka kapacitetin për të shkatërruar të gjitha objektet bërthamore të Iranit vetë: “Ata realisht kanë një kapacitet shumë të kufizuar. Mund të depërtojnë në një pjesë të vogël, por nuk mund të shkojnë shumë thellë. Nuk e kanë atë kapacitet. Dhe do të shohim çfarë do të ndodhë. Ndoshta nuk do të jetë e nevojshme”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit