Osmani përkujton Nekibe Kelmendin në 14-vjetorin e vdekjes: Lavdi jetës dhe veprës së saj

Në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta të avokates dhe ish-ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, është kujtuar sot kontributi i saj i jashtëzakonshëm për liri dhe drejtësi në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar figurën e Kelmendit, duke e cilësuar atë si një avokate të palodhur për të drejtat e njeriut, aktiviste politike të guximshme dhe bashkëpunëtore të ngushtë të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

“Znj. Nekibe Kelmendi mbeti stoike përkundër dhembjes personale nga vrasja mizore e burrit dhe djemve të saj nga regjimi gjenocidal i Serbisë, dhe nuk hoqi dorë kurrë nga përkushtimi ndaj lirisë, dinjitetit dhe të drejtës”, thuhet në njoftimin e Presidentes Osmani.

Osmani ka theksuar se Kelmendi ka dhënë kontribut të rëndësishëm në procesin e shtetndërtimit, përfshirë hartimin e Kushtetutës së parë të Republikës së Kosovës dhe shumë procese të tjera shtetformuese.

“Lavdi jetës dhe veprës së saj!”, përmbyllet mesazhi përkujtimor i Presidentes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit