Presidenti Donald Trump tha sot se beson që Irani është “disa javë larg” nga të paturit e një arme bërthamore, duke paraqitur një skenar të fundit të botës nëse kjo do të ndodhte.
Ai theksoi se në momentin e parë që Irani do të krijonte armën bërthamore do ta përdorte atë ndaj armiqëve të saj pa u menduar dy herë.
“E kam thënë për 20 vjet, ndoshta më shumë, se Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore. E kam thënë këtë për një kohë të gjatë dhe mendoj se ata ishin disa javë larg nga të paturit e një të tillë. Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore, do të shkaktojë shumë shkatërrime. Dhe do ta përdorin atë. E dini, unë besoj se do ta përdorin atë. Të tjerët nuk do ta përdorin. Pra, kaq është. Është shumë e thjeshtë”, tha ai.
Komentet vijnë në një kohë kur administrata ka dërguar sinjale të përziera mbi informacionet që ka rreth përparimit bërthamor të Iranit.
CNN raportoi më parë këtë javë se vlerësimet e inteligjencës amerikane kishin treguar se Irani nuk po ndiqte në mënyrë aktive një armë bërthamore dhe për më tepër, ishte deri në tre vjet larg të qenit në gjendje të prodhonte dhe të dërgonte një të tillë në një objektiv që zgjedh vetë, sipas katër personave të njohur me vlerësimin.






