Rriten tensionet, televizioni shtetëror iranian aludon për armë bërthamore

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë hyrë në një fazë kritike, ndërsa kërcënimet e ndërsjella mes liderëve politikë po i japin formë një konflikti gjithnjë e më të hapur. Pas deklaratave të ashpra të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka kërkuar publikisht “kokën” e liderit suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei, dhe sinjaleve të presidentit amerikan Donald Trump se e dinë vendndodhjen e Khameneit por ende nuk kanë vendosur ta eliminojnë, vetë udhëheqësi iranian është përgjigjur me një paralajmërim të fortë.

“Në emër të Profetit, beteja fillon tani”, shkroi Khamenei në platformën X, duke shtuar në një postim tjetër në anglisht se “regjimit sionist i duhet dhënë një përgjigje e fortë. Ne nuk do t’u japim mëshirë sionistëve”.

Në këtë klimë të acaruar, televizioni shtetëror iranian IRIB publikoi një material që aludon hapur për posedim të armëve bërthamore, me paralajmërimin: “nëse ekzistenca e Iranit kërcënohet, ai ka mjetet për të sjellë fundin e Tel Avivit dhe Haifës”. Kjo është një nga deklaratat më të forta deri më tani që nënkupton mundësinë e përdorimit të arsenalit bërthamor, megjithëse Irani zyrtarisht mohon se zotëron të tilla armë.

Ndërkohë, në ditën e gjashtë të përshkallëzimit ushtarak mes Izraelit dhe Iranit, mediat amerikane raportojnë për një zhvillim të rëndësishëm logjistik: më shumë se 30 cisterna karburanti të ushtrisë amerikane janë dërguar në Lindjen e Mesme, me qëllim mbështetjen e mundshme të operacioneve ajrore izraelite. Këto njësi logjistike mund të sigurojnë furnizim në ajër për avionët izraelitë nëse SHBA i bashkohet konfliktit.

CNN citon zyrtarë amerikanë që thonë se presidenti Trump po i largohet opsioneve diplomatike dhe po i afrohet gjithnjë e më shumë mundësisë së ndërhyrjes së drejtpërdrejtë ushtarake kundër Iranit, përfshirë goditje ndaj objekteve të tij bërthamore.

Izraeli ka konfirmuar së fundmi se ka goditur një qendër pasurimi uraniumi në Iran, ndërsa sulmet nga ana iraniane janë zbutur disi, megjithatë alarmet për sulme ajrore janë dëgjuar sërish në qytete të ndryshme.

Situata mbetet tepër e tensionuar dhe mund të përshkallëzohet në një luftë të gjerë rajonale, nëse përfshirja amerikane konkretizohet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit