spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Donald Trump ‘i futet’ teknologjisë, së shpejti telefoni inteligjent ngjyrë ari T1

Organizata e Donald Trump ka njoftuar nisjen e një shërbimi të ri celular dhe një smartphone të personalizuar me emrin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kompania, në pronësi të ish-presidentit Donald Trump, njoftoi gjithashtu se do të shesë smartfonin T1, i cili vjen me një kuti metalike me ngjyrë ari dhe një flamur amerikan të gdhendur, raporton  Financial Times.

Kompania, e cila menaxhohet nga djemtë e Trump, zbuloi një smartphone me ngjyrë ari, të prodhuar në SHBA, për 499 dollarë, i cili do të dalë në gusht. Telefoni i ri i markës Trump pritet të dalë në treg në muajin Shtator, me një çmim prej 499 dollarësh, ndërsa abonimi mujor në rrjet do të kushtojë 47.45 dollarë. Shërbimi i ri, ‘Trump Mobile’ përfshin biseda të pakufizuara, mesazhe dhe internet, si dhe ndihmë rrugore dhe përfitime për shërbime tele-mjekësore dhe farmaci.

Donald Trump ka targetuar prodhuesit e telefonave inteligjentë në përpjekjet e tij për të rikthyer prodhimin në SHBA. Asnjë prodhues i madh i telefonave inteligjentë nuk prodhon pajisjet e tyre në SHBA, dhe presidenti në maj kërcënoi kompani si Apple dhe Samsung me një tarifë prej të paktën 25 përqind që në fund të qershorit nëse ata nuk i prodhojnë dhe ndërtojnë këto produkte brenda vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit