spot_img
spot_img
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

E dëgjuam edhe këtë…! Pizzat mund të ‘parashikojnë’ konfliktet botërore

Një lloj tjetër diagrami po përdoret për të parashikuar krizat globale. Shtimi i udhqimeve të porositura në Pentagon është bërë një parashikues çuditërisht i saktë i ngjarjeve të mëdha gjeopolitike. Aq i saktë është, saqë njihet si “Indeksi i Pizzave të Pentagonit”. Edhe rasti i fundit vetëm sa e provon këtë teori!

Duke ndjekur aktivitetin në piceritë lokale në Qarkun Arlington, llogaria në “X”, e quajtur “Pentagon Pizza Report” vuri re një rritje të aktivitetit nga katër piceri pranë Pentagonit më 12 qershor. U zbulua se pati porosi më shumë se zakonisht, rreth orës 7.00 të mbrëmjes.

Kjo ndodhi vetëm disa orë para se të përhapej lajmi për sulmin e Izraelit ndaj Iranit. Por fuqia parashikuese e picës nuk është një teori e re. Siç shkroi në LinkedIn, Alex Selby-Boothroyd, gazetar i “The Economist”, kjo metodë është përdorur edhe shumë kohë më parë.

“Indeksi i Pizza-s të Pentagonit ka qenë një parashikues çuditërisht i besueshëm i ngjarjeve globale – nga grushtet e shtetit te luftërat – që nga vitet 1980.”

Gjatë Luftës së Ftohtë, thuhet se operativët sovjetikë monitoruan aktivitetin e shpërndarjes së picave në Uashington, duke besuar se një rritje e papritur e kërkesave gjatë natës sinjalizonte se personeli ushtarak po punonte jashtë orarit. Ata i vunë edhe një emër të koduar: Pizzaint!

Në janar të vitit 1991, Frank Meeks, i cili në atë kohë zotëronte 43 pika shitjeje Domino’s në zonën e Uashingtonit, i tha Los Angeles Times: Media nuk e di gjithmonë kur do të ndodhë diçka e madhe sepse janë në shtrat, por shpërndarësit e picave janë atje në orën 2 të mëngjesit.

Ai shtoi se natën e 1 gushtit 1990, CIA porositi një numër rekord picash në një natë të vetme – 21 të tilla. Disa orë më vonë, forcat irakiane pushtuan Kuvajtin, duke shënuar fillimin e Luftës së Gjirit.

Por Pentagoni e hodhi poshtë teorinë, duke vënë në dukje se ata kanë shumë mundësi për t’u ushqyer brenda ndërtesës së tyre, madje konsumojnë sushi, sanduiçe dhe petulla.

Megjithatë, teoria qëndron!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit