Pak më herët u raportua se shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në disa pjesë të Izraelit, dhe se të paktën një goditje është shënuar në qendër të vendit.
Një zyrtar ushtarak izraelit ka bërë të ditur se në raundin më të fundit të sulmeve iraniane janë lëshuar rreth 20 raketa.
Shumica e tyre janë kapur nga mbrojtja ajrore, por disa prej tyre kanë rënë në zona të hapura.








