“E kemi paguar një çmim”, Konjufca pranon se Vetëvendosja ia “pa sherrin” Kurtit

Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Kosova mbetet ende pa një Kuvend të konstituuar. Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, nuk ka arritur të sigurojë shumicën parlamentare – një dështim që, sipas anëtarit të saj Glauk Konjufca, (edhe) lidhet me retorikën e ashpër gjatë fushatës.

Konjufca pranoi se fjalori i përdorur nga Kurti ka pasur pasoja.

“Mendoj që e kemi paguar një çmim për këtë – ç’është e vërteta”, ka deklaruar ai.

Në qendër të këtij çmimi politik që përmend Konjufca është refuzimi kategorik i LDK-së për të hyrë në koalicion me VV-në. Gjatë dhe pas fushatës, Kurti përdori një gjuhë të ashpër ndaj partive rivale, sidomos ndaj LDK-së, duke i etiketuar si “hajvanë”, “bashkëpunëtorë të Serbisë”, e duke folur për “mbytjen e LDK-së”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke përmendur “moçalin e madh të pështymave” si arsye për mospjesëmarrjen në konsultime me VV-në: “Fjalët kanë peshë. Dhe besa jonë është me qytetarët që besojnë në respekt e dinjitet.”

Nesër, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet për herë të 32-të për përpjekjen për konstituim. Por partitë mbeten të ngurta në pozicionet e tyre: opozita refuzon Albulena Haxhiun si kryetare, ndërsa VV nuk tërhiqet nga kandidatura e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit