spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Një vdekje tragjike dhe një plagosje që tronditi politikën amerikane: Kush janë zyrtarët e shënjestruar në atentatet e Minesotës?

Ngjarja tragjike e së shtunës në Minnesota, ku u vra përfaqësuesja shtetërore Melissa Hortman dhe u plagos rëndë senatori John Hoffman, ka tronditur jo vetëm politikën lokale, por edhe opinionin publik kombëtar. Të dy ishin figura të njohura të Partisë Demokrate në shtetin e Minnesotës, me një kontribut të spikatur në çështje sociale, arsimore dhe energji të pastër.

Melissa Hortman, 54 vjeç, ishte një prej emrave më të njohur të politikës progresiste në shtet. Ajo kishte shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve që nga viti 2005 dhe kishte mbajtur për disa mandate postin e Kryetares së Dhomës, ndër më të fuqishmet në hierarkinë shtetërore. Hortman ishte e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e ambientit, promovimin e energjive të rinovueshme dhe legjislacionin për drejtësi sociale dhe ekonomike. Ajo kishte një profil të lartë edhe në nivel kombëtar si zë i fortë i të drejtave të grave dhe votës.

SHBA tronditet nga 2 atentate politike/ Ekzekutohen ligjvënësja dhe burri i saj, sulm i armatosur edhe ndaj senatorit Hoffman
14 Qershor, 18:10
Ajo u qëllua për vdekje në banesën e saj në Brooklyn Park nga një sulmues i maskuar si polic. Bashkëshorti i saj, Mark, gjithashtu humbi jetën në vendngjarje. Policia arriti në vend pas një telefonate emergjente rreth orës 03:30, por sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre dhe u arratis.

Senatori John Hoffman, nga ana tjetër, ndodhej në shtëpinë e tij në Champlin kur u qëllua bashkë me bashkëshorten. Ata u transportuan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Hoffman, 56 vjeç, është senator që nga viti 2012 dhe është njohur për punën e tij në fushën e arsimit të veçantë, kujdesit shëndetësor dhe mbështetjes së shtresave vulnerabël.

Të dy politikanët kishin ndërtuar karriera të bazuara në dialog, shërbim publik dhe politika përfshirëse. Sulmi ndaj tyre, i konsideruar si i motivuar politikisht nga autoritetet, është parë si sulm i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve demokratike dhe sigurisë së përfaqësuesve të zgjedhur.

Sa i takon dinamikës, sulmi i parë është regjistruar rreth orës 2:00 të mëngjesit të së shtunës, kur policia është thirrur në shtëpinë e senatorit shtetëror John Hoffman. Ai dhe bashkëshortja e tij ishin qëlluar me armë zjarri dhe u gjetën në gjendje kritike. Reagimi i menjëhershëm i forcave të rendit dhe ndihma e shpejtë mjekësore kanë qenë vendimtare për mbijetesën e çiftit.

Rreth një orë më pas, rreth orës 3:35, oficerët që po patrullonin pranë banesës së Melissa Hortman vunë re një automjet policie të parkuar me dritat emergjente të ndezura. Pranë derës ndodhej një individ i veshur si oficer policie, i cili sapo doli nga banesa hapi zjarr ndaj tyre. Sipas Dreë Evans, drejtues i Byrosë për Hetimin Penal në Minnesota (BCA), shkëmbimi i zjarrit ishte i menjëhershëm, por sulmuesi arriti të arratiset.

Hetimet e deritanishme sugjerojnë se i njëjti person është përgjegjës për të dy atentatet. Sulmuesi përdori një strategji të sofistikuar duke imituar policinë për të hyrë në banesat e zyrtarëve të lartë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e zyrtarëve dhe qytetarëve.

Operacioni për kapjen e tij është në shkallë të gjerë dhe përfshin policinë e Brooklyn Park, Sherifin e Qarkut Hennepin, Patrullën Shtetërore, FBI-në dhe agjentët e BCA. Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të mos hapin derën për askënd që nuk është qartësisht i identifikuar dhe të njoftojnë menjëherë 911 nëse kanë dyshime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit