Në një sulm të dyshuar me motive politike në Minnesota, anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Melissa Hortman, dhe bashkëshorti i saj u vranë, ndërsa senatori shtetëror John Hoffman dhe bashkëshortja e tij u plagosën rëndë.
Guvernatori i Minnesotas, Tim Walz, konfirmoi ngjarjen tragjike dhe e përshkroi sulmin si “atentat me motive politike”.
Autoritetet po zhvillojnë një operacion për kapjen e autorit, i cili dyshohet se ka qenë i maskuar si polic. FBI-ja është përfshirë në hetime.
Walz tha se viktimat janë shërbyes publikë të jashtëzakonshëm dhe shprehu shpresën për rikuperimin e senatorit dhe bashkëshortes së tij, që janë në gjendje kritike por stabilizohen pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Sulmet ndodhën në banesa që ndodhen rreth 13 kilometra larg njëra-tjetrës.








