spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Zjarri i hakmarrjes: Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit

Kriza mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në një fazë të re dhe shqetësuese. Ushtria izraelite ka njoftuar se Irani ka lëshuar raketa drejt territorit të Izraelit, në një veprim që cilësohet si hakmarrje për sulmet ajrore të mëhershme të Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Në një deklaratë zyrtare, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) bënë të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar menjëherë për të parandaluar çdo rrezik që mund të vijë nga raketat e lëshuara.

Autoritetet izraelite kanë dhënë urdhër që qytetarët të futen në strehimore dhe të qëndrojnë aty deri në një njoftim të dytë, teksa situata mbetet e tensionuar.

Ky zhvillim paraqet një përshkallëzim serioz të krizës mes dy shteteve dhe ka ngritur alarmin për mundësinë e një konflikti të hapur në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit