spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Eksperti britanik: Hakmarrja e Iranit është e pashmangshme – Izraeli synon destabilizim, jo vetëm objektiva bërthamore

Eksperti i mbrojtjes Shashank Joshi, redaktor në revistën prestigjioze The Economist, ka deklaruar se hakmarrja iraniane ndaj sulmeve izraelite është “e pashmangshme”.

Në një intervistë për programin “Today” të BBC Radio 4, ai paralajmëroi se pasojat e këtij përshkallëzimi mund të zgjasin për javë të tëra.

Joshi vuri në pikëpyetje pretendimet e Izraelit se Irani po përshpejton aktivitetet e tij të lidhura me armët, duke thënë se këto deklarata “meritojnë një shqyrtim shumë të kujdesshëm”.

Sipas tij, për shumë qytetarë iranianë që janë zgjuar këtë mëngjes, sulmet ajrore të natës nga Izraeli nuk do të perceptohen si një operacion i kufizuar ndaj objekteve bërthamore, por si një përpjekje për të destabilizuar regjimin.

“Jemi në fazën e hershme të fushatës izraelite, e cila pritet të zgjasë disa ditë për të shkaktuar dëme serioze në objektivat iraniane,” tha ai. “Por gjithashtu jemi përpara një hakmarrjeje iraniane që është e pashmangshme.”

Joshi parashikoi një periudhë të gjatë trazirash dhe përshkallëzimi të tensioneve në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit