spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Iran lëshon mbi 100 dronë drejt Izraelit

Më shumë se 100 dronë janë lëshuar nga Irani drejt territorit izraelit gjatë orëve të fundit, ka bërë të ditur zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), gjeneral brigade Effie Defrin.

Sipas tij, operacioni iranian është një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sulmit të fundit izraelit në Teheran dhe përbën një nga sulmet ajrore më të mëdha me dronë që Izraeli është përballur ndonjëherë.

“Po punojmë intensivisht për t’i rrëzuar këta dronë përpara se të hyjnë në hapësirën tonë ajrore,” deklaroi gjeneral Defrin, duke shtuar se dronët pritet të marrin disa orë për të mbërritur në territorin izraelit, për shkak të distancës dhe karakteristikave teknike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit