spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Zhvarroset heroina Mervete Maksutaj, merr pjesë edhe Lahi Brahimaj

Sot, me nderime të larta, u bë zhvarrimi i Heroinës së Kombit, Mervete Maksutaj, për t’u rivarrosur me datë 14.06.2025 bashkë me dëshmorët tjerë në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Vrellë!

Në zhvarrim mori pjesë edhe deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ish komandant i UÇK-së.

Maksutaj ishte pjesë aktive e UÇK-së dhe njihet për guximin e saj të jashtëzakonshëm.

Ajo kishte ndërmarrë një ekspeditë të rrezikshme me qëllim shpëtimin e një bashkëluftëtari që po mbahej në spitalin e Pejës.

Po sipas Hyrie Veliut-Jetës, Mervetja mori pjesë aktive në luftën e Jabllanicës gjatë ofensivës së parë serbe, e cila u ndërmor më 2 gusht 1998 si dhe në atë të 8 shtatorit. Ajo nuk pranoi të heqë pushkën nga krahu, por krah për krah me shokë e shoqe çau rrethimin e hekurt në Broliq, për të vazhduar më pas veprimtarinë e vet në Jabllanicë, ku me javë të tëra me shokët e saj qëndroi në istikame ballë për ballë me armiqtë serbë, të cilët ato ditë kishin zënë pozicionet rreth e qark Dushkajës. Mori pjesë në disa aksione, në të cilat armiku pësoi humbje.

Më 2 nëntor 1998, vendosi të kthehet e të veprojë në anën e Istogut, në Brigadën 133 “Ardian Krasniqi”, në formim e sipër.

Prania e saj në këtë brigadë ua ngriti moralin shumë të rinjve istogas, ndaj shumë prej tyre iu bashkuan radhëve të UÇK-së.

E vendosur për luftë, Mervetja, mbase duke e ditur se do shkojë deri në fund, apo sikur ta kishte parandjerë vdekjen, ajo edhe sikur do ta paralajmërojë atë me një letër, të cilën pas ngjarjeve në Broliq do t’ia dërgojë së motrës: “Parandjej se së shpejti do të vdes, por frikësohem shumë se do të vdes pa i realizuar synimet e mia dhe të shokëve të mi. Gjithashtu, parandjej se do të vdes me mallin për vëllezërit dhe motrat e mia. Dëshiroj një vdekje të lehtë, por të madhe, sepse një herë vdiset; po parandjej se vdekja ime do të jetë e tmerrshme, ashtu siç ishte edhe vetë jeta ime”, shkruante ajo.

Mervetja ra heroikisht më 4 dhjetor të vitit 1998.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit