spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Konjufca ‘krekoset’: Po të mos ishte Vetëvendosja, historia e Kosovës do të ishte ndryshe

Glauk Konjufca nuk i kurseu lavdërimet për Lëvizjen Vetëvendosje në 20-vjetorin e themelimit të saj.

Ai u krekos me rolin e kësaj partie në momentet vendimtare të historisë së vendit, duke thënë se pa Vetëvendosjen, historia e Kosovës do të kishte marrë drejtim tjetër.

Në fjalimin e tij, Konjufca tha se Vetëvendosje ka qenë barriera kryesore ndaj projektit të shkëmbimit të territoreve në vitet 2017-2019, që sipas tij ishte një tentativë për copëtimin e Kosovës.

“Janë dhjetë fusha ku kemi kundërshtuar me tërë forcën që t’i mos i ndodhin Kosovës. Nuk kemi kursyer asgjë si Vetëvendosje. Është shumë e rëndësishme pse ne kemi ardhur duke u bërë subjekti më i madh. Po të mos ishte ky opsion politik, edhe historia e Kosovës do të ishte ndryshe”, tha Konjufca.

Ai u shpreh se Vetëvendosje jo vetëm që ndali projektin e shkëmbimit territorial, por sipas tij, ka arritur edhe ta “bëjë bashkë Kosovën” përmes arritjeve në veri të vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit