spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Kjo është zyrtarja e Ministrisë që u ndalua nga Policia – nëna e reperit të njohur

Policia e Kosovës sot në mëngjes ka realizuar një operacion në Ministrinë e Infrastrukturës, ku ka hetuar disa persona nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Siç raportoi media me burime se zyrtaret e arrestuara janë: Florije Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Visha.

Ndërkohë njëra ndër të ndaluarat nga policia, Florije Selimi zyrtare në këtë Ministri është njëherish edhe nëna e reperit kosovar Getoar Selimi, i njohur si Ghetto Geasy.

Image

Florije Selimi dhe Geti

Florije Selimi është mjaft aktive në rrjetin e saj social Facebook.

Madje ajo ka publikuar foto edhe gjatë kohës kur kishte dalur në terren për inspektim të patentë shoferëve.

Arrestimi i tyre është bërë pas veprimeve të koordinuara nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, ndërsa dyshimet që rëndojnë mbi to lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprime që mund të kenë dëmtuar interesin publik në kuadër të projekteve të infrastrukturës.

Image

Florije Selimi

Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit