Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka deklaruar se subjekti i tij politik është i gatshëm për zgjedhje të reja, duke e cilësuar këtë si një ndër opsionet më të mundshme për tejkalimin e situatës aktuale politike.
“Pa ardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese s’kam ndonjë ide,” ka thënë Brahimaj, duke theksuar se çdo veprim konkret varet nga interpretimi kushtetues i rrethanave aktuale.
Ai ka shtuar se zgjedhjet mbeten një zgjidhje e mundshme dhe se AAK është e përgatitur për t’u përballur me to.
“Edhe zgjedhjet do të ishin zgjidhje. Edhe ne si AAK jemi gati për zgjedhje të reja, si do qoftë.” tha ai.
Megjithatë, Brahimaj ka theksuar se gjithçka varet nga koordinimi ndërmjet partive politike dhe vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese:
“Por kjo varet edhe nga partitë tjera, por edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese se çfarë vendimi do të kthejë.” përfundoi deputeti Brahimaj.









