spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

“Kërkoi ndihmë për ta tërhequr trupin e Bunjakut”, Dëshmia rrëqethëse e policit në rastin “Banjska”

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës e ka dhënë dëshminë edhe Çlirim Shaqiri për rastin “Banjska” – atje ku më 24 shtator 2023 u vra rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku.

Gazetarja Qëndresa Tërshani ka dhënë detaje mbi procesin e gjykimit, dhe ndau copëza nga dëshmitë e dy zyrtarëve policorë të cilët ende nuk janë kthyer në shërbim të vendit për shkak të gjendjes së rënduar.

“Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri dhanë dëshmitë e tyre si dëshmitarët kryesorë derisa përshkruajtën në detaje krejt ata që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Alban Rashiti tha që ka pasur plagë në pjesën e majtë të trupit dhe në këmbë, por edhe në shpinë nga një predhë e cila kishte mbetur në antiplumbin që kishte veshur. Trupin e Afrim Bunjakut e kishte marrë Çlirim Shaqiri i cili ishte në veturë dhe kishte kërkuar ndihmë për ta tërhequr trupin. Ai tha se e ka pasur shumë të vështirë ta bëjë pasi vetura që ishte nisur ishte ndalë nga të shtënat e mëdha që po vinin nga grupi i serbëve terrorist. Kishte tentuar që edhe me një veturë tjetër ta merrte trupin e Afrimit. Ishin nisur për në spital aty në Mitrovicë, megjithatë që për shkak të sulmeve që pati në vendngjarje ishte e vështirë t’i ofrohej ndihma e parë atij, por kishin vërejtur që nuk kishte puls në trupin e tij”, tha gazetarja Tërshani.

Ajo tregoi se dëshmitarët thanë se asnjëherë nuk kishin parë e as dëgjuar për një sulm të tillë dhe armaturë që kishte ardhur në Kosovë.

Poashtu, Tërshani theksoi se policët u shprehën se nuk janë ende të aftë për të shërbyer në veri apo në pjesë të tjera të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit