Avokati Arianit Koci ashtu siç kishte paralajmëruar, po vazhdon protestën e tij para dyerve të Kuvendit për mos-konstituimin e tij.
Ai madje ka kërkuar nga gazetarët të mos i japin hapësirë deputetëve të deklarohen para tyre.
Aty Koci foli edhe për ndalimin e ish-policit të NjSO-së ditën e djeshme për të cilin ai tha se tani është dërguar në Suboticë dhe po merret në pyetje.
E kanë marrë në Kanish dhe e kanë dërguar në Suboticë. Prokurori i rastit po e merr në pyetje. Situata është e qartë. Besoj që shumë shpejt lirohet”, tha ai.








