Haxhilerët nga Vushtrria me sukses mbyllin Haxhin 

Haxhilerët nga komuna e Vushtrrisë, të prirë nga udhëheqësit fetarë, kanë përmbyllur me sukses sot ritualin e gurëhedhjes në Xhemerat, duke realizuar kështu një nga detyrat e fundit të pelegrinazhit të Haxhit.

Ky akt, i kryer në ditën e tretë dhe të fundit të këtij rituali, përfaqëson një moment të rëndësishëm shpirtëror dhe simbolik për besimtarët myslimanë, pasi shënon afërsinë me përfundimin e të gjitha obligimeve të haxhit.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri ka njoftuar se gjithçka ka shkuar sipas planit dhe në mënyrë të sigurt, ndërsa haxhilerët janë të bekuar dhe të përmbushur shpirtërisht në këtë rrugëtim të shenjtë

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit