spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Hoxhaj: Kjo pagë minimale për 350 euro është vetëm një mashtrim i radhës

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se vendimi i Qeverisë për të rritur pagën minimale në 350 euro mjerisht nuk i shërben askujt.

Sipas tij, në kohën e dyfishimit të çmimeve, një dyfishim i pagës minimale është e vetmja zgjidhje.

“Për herë të parë për pagën minimale dëgjova para 30 vitesh duke jetuar në perëndim. Që atëherë kam ndjekur debatet në Evropë dhe Kosovë rreth parametrave për rritjen e pagës minimale! Vendimi i Qeverisë për të rritur pagën minimale në 350 euro mjerisht nuk i shërben askujtë.

Punëtorët më të thjeshtë sot marrin një pagë rreth 600-700 euro në muaj. Në kohën e dyfishimit të çmimeve, një dyfishim i pagës minimale është e vetmja zgjidhje. Prandaj, kjo pagë minimale për 350 euro është vetëm një mashtrim i radhës! Asgjë më shumë se veç një pagë elektorale dhe jo minimale”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit