Mbrëmë, gjatë koncertit të tij të fundit, këngëtari Gjesti dhuroi një performancë të paharrueshme për një audiencë të zjarrtë. Në një moment të veçantë, një fanse i dhuroi atij një bluzë me një fotografi të tij së bashku me Eglin, duke ndezur menjëherë emocionet në publik.
Pas kësaj surprize, turma nisi ta thërrasë Gjestin që ta puthte Eglin. Reagimi i tij i parë ishte i kujdesshëm: “Kjo duhet me u bë me ndjenja, jo veç ashtu”, u shpreh ai me buzëqeshje.
Por në fund, nën duartrokitjet dhe entuziazmin e publikut, Gjesti e puthi Eglin në skenë – një moment që u përjetua si shumë emocional dhe befasues nga të pranishmit.
Ky veprim i papritur ka nxitur menjëherë spekulime mbi marrëdhënien e tyre, me shumë fansa që pyesin: A është kjo një dëshmi se romanca mes Gjestit dhe Eglit vazhdon ende?






