Donald Trump njoftoi të shtunën se marrëdhënia e tij me miliarderin Elon Musk ka përfunduar, duke paralajmëruar për “pasoja serioze” nëse Musk vazhdon të mbështesë kandidatët demokratë që sfidojnë republikanët.
Në një intervistë për NBC News, Trump tha se nuk do të ketë më kontakte me CEO-n e Teslës dhe SpaceX, por sqaroi se kontratat e qeverisë me kompanitë e Musk nuk do të ndërpriten.
Tensionet u rritën pasi Musk kritikoi projektligjin gjithëpërfshirës të taksave dhe shpenzimeve të Trump, duke e quajtur atë “gjë të neveritshme,” çka po ndikon në përpjekjet e administratës për miratimin e ligjit në Kongres.








