Ish-ushtarët e UÇK-së refuzojnë takimet me Avokatin e Popullit të Gjykatës Speciale në Hagë

Ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn dhe Isni Kliajn, kanë refuzuar takimin me Avokatin e Popullit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në një postim në Facebook, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, bëri me dije se edhe Pjeter Shala dhe Sali Mustafa kanë refuzuar takimin, duke theksuar se refuzimi është i përgjithshëm dhe nuk duhet përmendur vetëm një grup i kufizuar emrash.

Kujtojmë se më parë, krerët e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, gjithashtu refuzuan takimet dhe kanë denoncuar trajtime çnjerëzore dhe shkelje të rënda nga Njësia e Paraburgimit.

Ata akuzojnë Avokatin e Popullit për mosveprim dhe shkelje të Kushtetutës së Kosovës, ligjeve vendore dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit