Një tragjedi tronditi sot fshatin Rrëmenj të Pogradecit, ku Guido Dervishllari, 20-vjeçar dhe fotograf i talentuar, u gjet i vetëvarur në kodrat përreth.
Banorët e zonës ishin ata që zbuluan ngjarjen dhe njoftuan menjëherë familjen dhe autoritetet.
Miqtë e tij në rrjetet sociale e kujtojnë si një djalë gjithmonë me buzëqeshje, të dashur dhe plot energji.
Ndërkohë, hetimet janë në zhvillim për të zbardhur arsyet e këtij akti të rëndë dhe të pakuptueshëm.










