Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e cilësoi takimin midis delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës, i zhvilluar të hënën në Stamboll, si një “hap historik” drejt përfundimit të luftës që ka hyrë në vitin e katërt.
Megjithëse negociatat nuk dhanë përparim konkret, Erdogan theksoi angazhimin e Turqisë për të ndaluar gjenocidin në Palestinë dhe për të arritur një paqe të drejtë midis dy vendeve. Ai theksoi se Turqia po bën çdo përpjekje për të ndalur konfliktet dhe për të sjellë stabilitet rajonal dhe global.








