spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Xhafer Shatri në takim me Mehmet Locin, çfarë po ndodh?

Një ish i burgosur politik, një prej themeluesve të Grupit Revolucionar të Kosovës (GRK) dhe bashkëpunëtor i Hydajet Hysenit e Rexhep Malajt, e ka realizuar një takim në katër sy me Mehmet Locin, një të akuzuar publikisht si ish-pjesëtar i UDB-së jugosllave.

Të dy janë takuar më 11 gusht në një restorant në qendër të Pejës, tregojnë fotografitë.

Takimi ka ndodhur disa ditë pas akuzave publike ndaj Mehmet Locit se si ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit të ish-Jugosllavisë (UDB) ka rrahur dhe maltretuar shqiptarë gjatë viteve ‘80 në Pejë.

Akuzat ndaj Locit janë bërë nga ish të burgosurit politikë Nimon Krasniqi e Rasim Selmanaj në dy intervista të tyre të transmetuara në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini në fund të muajit korrik dhe në muajin gusht.

Mes akuzash për maltretim e rrahje të shqiptarëve, Loci është shfaqur i shoqëruar me Xhafer Shatrin, një udhëheqës të lëvizjeve anti-jugosllave të kohës dhe po ashtu një ish të burgosur politik gjatë viteve ‘70. Loci dhe Shatri janë të dy me prejardhje nga rajoni i Pejës.

Shatri është një nga themeluesit e organizatës çlirimtare Grupi Revolucionar i Kosovës (GRK), bashkë me Hydajet Hysenin, Rexhep Malajn dhe veprimtarë të tjerë të kohës. Ishte dënuar disa herë për shkak të veprimtarisë së tij politike dhe kundërshtimit të sistemit jugosllav. Kishte vuajtur një dënim prej shtatë vitesh, derisa ishte arratisur nga burgu më 1982.

Shatri, kishte mërguar nga Kosova dhe kishte zhvilluar gjatë tërë kohës veprimtari politike nga Zvicra. Kishte udhëhequr për katër vite, nga 1882 deri më 1886, Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi.

Gjatë viteve 90’ ishte bërë pjesë e Qeverisë në ekzil të Republikës së Kosovës, të cilën e drejtonte Bujar Bukoshi. Për disa vite, ai kishte shërbyer si ministër i Informacionit.

Ndërkaq, Mehmet Loci, i akuzuar për përndjekjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, është një ish-punonjës i Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë deri në fillim të viteve ’90. Loci, ishte larguar nga sistemi pas vendosjes së masave të dhunshme nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë.

Në vitin 1992, Mehmet Loci ishte bërë pjesë e Qeverisë së Kosovës, të cilën asokohe e drejtonte LDK-ja e Ibrahim Rugovës.

Ai ishte punësuar në Shërbimin Informativ dhe i ka raportuar presidentit Rugova.

Në këtë pozitë ka shërbyer deri më 24 nëntor të vitit 1994, kur ishte arrestuar dhe më pas dënuar me gjashtë vite burgim nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Loci, ka paralajmëruar të flasë publikisht rreth akuzave të drejtuara ndaj tij për aktivitetet e dyshuara të tij si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të japë publikisht versionin e tij për ngjarjet. A i ka dhënë Shatri ndonjë këshillë Locit para ballafaqimit publik me këto akuza?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit