spot_img
spot_img
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Xheneta rrëfen lidhjen 5-vjeçare me ish-të dashurin: Kisha probleme me nënën e tij

Sa herë që nxjerr fjalë nga goja, Xheneta Fetahu bëhet lajm dhe kjo për faktin e thjeshtë se ‘nuk përdor filtra’ në prononcimet e saj. Kësaj radhe, ish-banorja e BBVK ka folur për të kaluarën e saj në rubrikën “Trotuar” në ‘E Diell’.

Teksa është diskutuar për raportin nuse-vjehërr, Xheneta ka vendosur që të tregojë një histori të saj personale.

Ish-banorja e BBVK3 ka zbuluar se ka qenë e fejuar për 5 vite dhe nuk ka patur raport të mirë me vjehrrën. Xheneta shtoi se ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me ish-vjehrrin, për të cilin ka shumë respekt edhe tani.

“Unë kam qenë e fejuar 5 vite dhe kam jetuar me të dashurin. Gjatë verës kemi jetuar bashkë me familjen e tij për shkak të punës. Unë me vjehrrin kam patur gjithmonë raporte të mira. Edhe tani kur shihemi kemi kontakt jashtëzakonisht të mirë. Ndërsa me ish-partnerin nuk kam. Për ish-vjehrrin shumë respekt se realisht më ka dashur dhe më ka respektuar gjithmonë. Kurse me vjehrrën kisha gjithmonë probleme. Duke qenë se ai ishte djali i vetëm në familje, ajo e kishte të vështirë që ta konceptonte se dashuria ndaj gruas dhe ndaj nënës është e ndryshme.”-u shpreh ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit