Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila ndodhet në Prishtinë për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Në njoftimin e publikuar nga presidentja, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kënaqësi ta mirëpres sot Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Bashkë, diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit midis dy shteteve tona simotra”, shkroi Osmani.








