Janë bërë më shumë se 12 orë prej kur bashkatdhetarët tanë kanë ngecur në kolonën disa-kilometrike në kufirin Kroaci – Mali i Zi.
Çështjet teknike në procesin e verifikimit në kontrollin kufitar janë duke ngadalësuar qarkullimin.
Qindra mërgimtarë që po vijnë në atdhe kanë ndarë eksperiencat e tyre me io, duke treguar se kanë prej mëngjesit që po presin.
“Ka 12 orë që jemi duke pritë në kolonë, as vet s’e di sa është ba kolona mbrapa. Domethënë, për 15 km deri në cak, prej mëngjesit jemi duke pritë. Se çka kanë, një Zot e din, dhe u mbyten duke i dënu njerëzit. Ka fëmijë, pleq, gra e njerëz të sëmurë. Ka edhe plot që janë duke qëndruar pa ushqim” deklaroi një bashkatdhetarë, në kushte anonimiteti.
Ai bëri me dije se një autoambulancë sapo u qas për të ofruar ndihmë te udhëtarët.








