Të paktën 11 persona u plagosën me thikë në një strehimore në Salem të Oregonit, SHBA, gjatë një sulmi që ndodhi të dielën rreth orës 19:15, në një strukturë të drejtuar nga organizata bamirëse Union Gospel Mission.
Sipas raportimeve të NBC News, autori i dyshuar kishte kaluar natën e mëparshme në ndërtesë dhe besohet se ishte një person i ri në strehimore. Sulmi ndodhi teksa ai po përgatitej të dorëzonte sendet e tij stafit dhe u përfshi në një grindje që eskaloi në dhunë fizike.
Autori është arrestuar nga autoritetet amerikane, ndërsa motivacioni i sulmit mbetet ende i paqartë. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe gjendjen e të plagosurve.
Union Gospel Mission ndihmon persona të pastrehë përmes mbështetjes shpirtërore dhe materiale, duke synuar rikthimin e tyre në një jetë të qëndrueshme përmes vlerave të krishtera.








