spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj pesë të dyshuarve pas të shtënave me armë në Gjakovë

Gazeta ka raportuar dje për një gjuajtje me armë në Rogovë të Gjakovës, ku janë ndaluar pesë persona të cilët dyshohen për manipulim me prova dhe arsenal armësh.

Gazeta ka zbuluar ekskluzivisht edhe emrat e të arrestuarve, që të gjitha janë pjesë e një familje: Sali Hoti, 63 vjeçar, Shukri Hoti, 51 vjeçar, Fidan Hoti, 40 vjeçar, Argjend Hoti ,36 vjeçar, Lirim Hoti, 26 vjeçar.

Derisa, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj pesë personave të arrestuar pas një ahengu familjar në fshatin Rugovë, ku pati të shtëna me armë zjarri.

“Të dyshuarit me inicialet S.H., L.H., F.H., A.H., dhe Sh.H. janë arrestuar më 31 maj 2025 dhe janë mbajtur fillimisht në ndalim 48 orësh. Prokuroria ka nisur hetimet dhe bazuar në dëshmitë dhe provat fillestare, kërkon paraburgimin e tyre për disa vepra penale”.

“Sipas aktakuzës, të dyshuarit S.H. dhe L.H. ngarkohen me disa vepra penale, përfshirë: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtje të paautorizuar të armëve”, “Manipulim me prova” dhe “Moslajmërim i veprave penale””.

“Ndërkohë, F.H. dhe A.H. dyshohen për “Manipulim me prova” dhe “Moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre”, ndërsa Sh.H. akuzohet për “Mbajtje të paautorizuar të armëve”, “Përdorim të armës” dhe “Manipulim me prova””.

“Rasti është duke u trajtuar nga Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë në Gjakovë, ndërsa Gjykata Themelore pritet të vendosë për kërkesën e paraburgimit”., thuhet në njoftimin e tyre

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit