spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Presidentja Osmani pret delegacionet ndërkombëtare për Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse që do të marrin sot pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, forumi do te zgjasë dy ditë.

Në këtë forum është lajmëruar të jenë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.

Si rezultat i kësaj ngjarje, Policia e Kosovës ka njodtuar se më datat 02 dhe 03.06.2025, do të kujdeset për mbarëvajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut rrugor në vend.

Policia do jetë e angazhuar edhe për lëvizjet e personaliteteve dhe delegacioneve të ndryshme lidhur me këtë edicion.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së edicionit në fjalë, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore dhe në afërsi të objekteve relevante” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia shton se do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative dhe ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit