spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Analizon ish-komandanti i UÇK-së: Kërcënimi bërthamor i Kremlinit – presion ndaj NATO-s, rrezik i lojërave hibride në Kosovë

Ish-komandadti i UÇK-së, Hafir Hoxha ka bërë një analizë për Rusinë dhe kërcënimin e saj me armë bërthamore.

Ai thotë se publikimi i qëllimshëm i dokumenteve sekrete ku Putin kërkon modernizimin e triadës bërthamore shihet si një kërcënim indirekt, më shumë propagandë sesa gatishmëri për përdorim real.

Sipas tij, Rusia përdor kërcënimin bërthamor si mjet frikësimi, ndërsa Perëndimi përgjigjet me përmbajtje strategjike dhe masa mbrojtëse.

Tutje, ai thotë se përdorimi i armëve bërthamore mbetet shumë i pamundur për shkak të pasojave katastrofike politike dhe ushtarake për vetë Moskën.

Derisa, theskon se rreziku për rajonin është më shumë nga destabilizimi i nxitur përmes Serbisë sesa nga ndonjë sulm bërthamor i drejtpërdrejtë. Shqipëria dhe Kosova janë nën ombrellën mbrojtëse të NATO-s dhe SHBA-së.

Shkrimi i plotë:

“Rrjedhja “ apo publikimi i qëllimshëm i dokumenteve sekrete ku presidentit rus Putin i cili kërkon modernizimin e armëve bërthamore nga gjeneralët rusë unë e konsideroj të qëllimshëm si kërcënim indirekt i Putinit.

Kërcënimi i Rusisë me armë bërthamore është real, por kompleks. Ai përfshin më shumë elementë të strategjisë së frikësimit dhe presionit politik, sesa një gatishmëri të menjëherëshme për përdorim real të armëve bërthamore.

ushtarake ruse ka përfshirë përdorimin e armëve bërthamore taktike në doktrinën e saj ushtarake për situata kur “vetë ekzistenca e shtetit është në rrezik”.

Në vitin 2020, Kremlini publikoi një dokument që detajon kushtet për përdorimin e armëve bërthamore, duke përfshirë edhe reagimin ndaj një sulmi me armë konvencionale që rrezikon stabilitetin strategjik të shtetit.

Kërkesa e Putinit për modernizimin e arsenaleve bërthamore të tri komponentëve të triadës bërthamore: raketat tokësore, bombarduesit strategjikë dhe nëndetëset bërthamore janë më shumë si propagandë se sa do t’i përdorte ushtarakisht atë arsenal. Ai kërkon të ketë sisteme të reja si:

– RS-28 Sarmat (raketë balistike ndërkontinentale – “Satan 2”)

– Avangard (glider hipersonik bërthamor)

– Poseidon (torpedë bërthamore autonome me rreze të gjatë)

– Të gjitha këto janë mesazhe presioni gjeopolitik më shumë se kapacitete për përdorim të afërt.

SHBA dhe BE reagojnë ndaj kërcënimeve bërthamore ruse me kujdes ku SHBA ka një doktrinë të përmbajtjes (deterrence) të ndërtuar mbi triadën bërthamore të saj dhe një rrjet aleancash (NATO).

– Ka modernizuar arsenalet e veta bërthamore (B61-12 etj.) dhe ka rritur praninë ushtarake në Evropën Lindore.

Paralajmërimet ndaj Rusisë janë të qarta: çdo përdorim i armëve bërthamore do të ketë pasoja katastrofike për Rusinë, jo domosdoshmërisht bërthamore, por vendimtare.

BE nuk ka arsenal bërthamor përveç Francës (dhe deri vonë Britanisë).

Qasja e BE është më shumë diplomatike dhe ekonomike, duke përfshirë:

– Sanksione masive ndaj Rusisë.

– Mbështetje ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën.

– Forcim i sigurisë kolektive nëpërmjet NATO-s.

Përdorimi real është i pamundur?

Jo i pamundur, por shumë i pamundur, për këto arsye:

Përdorimi bërthamor nga Rusia do të izolonte totalisht Moskën, përfshirë edhe nga aleatë si Kina apo India.

Reagimi perëndimor do të ishte masiv, edhe pa përdorur armë bërthamore – për shembull, shkatërrim i flotës së Detit të Zi ose sulme ajrore të përmasave të mëdha.

Përdorimi i armëve taktike në Ukrainë nuk ka vlerë strategjike të madhe dhe mund të kthehet kundër vetë trupave.

• Rusia nuk ka interes strategjik për të goditur me armë bërthamore Ballkanin, por mund të shfrytëzojë kërcënimin bërthamor për të frikësuar shtetet e vogla e të pambrojtura.

Nëse ndodh një eskalim global (p.sh. nëse NATO përballet direkt me Rusinë), çdo bazë ushtarake amerikane në rajon mund të shihet si objektiv.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 – mbrohet nga neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Në Shqipëri ka bazën detare të NATO-s në Pashaliman (modernizim i filluar), dhe prani amerikane në Kuçovë (bazë ajrore).

Rreziku i një sulmi të drejtpërdrejtë është jashtëzakonisht i ulët nga Rusia në azo caqe!

Kosova nuk është formalisht anëtare e NATO-s, por ka prani të forcave të NATO-s (KFOR).

Është nën mbrojtje të heshtur amerikane, me trupa dhe personel diplomatik të vendosur në Kosovë prandaj çdo agresion ndaj Kosovës do të përbënte provokim të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s dhe SHBA-së ku Serbia dhe Rusia e dinë këtë.

Rreziku real në Kosovë është për destsbilizim përmes grupeve paramilitare serbe në veri.

Mbështetje ruse për veprime hibride përmes Beogradit.

Rrezik më i lartë vjen nga ndonjë eskalim lokal i kontrolluar nga struktura kriminale ose paramilitare që mund të nxitet nga Rusia për destsbilizim të rajonit.

Rusia e sheh çdo prani amerikane si kërcënim për ndikimin e saj në Ballkan.

Mediat dhe propaganda ruse e paraqesin Kosovën si “koloni amerikane”.

Prania amerikane në Shqipëri, Kosovë dhe rajon është stabilizuese:

-Ndihmon në parandalimin e përshkallëzimeve.

-Jep garanci sigurie për vendet që ndihen të kërcënuara nga Rusia apo aleatët e saj.

-Është sinjal i qartë për Moskën se çdo ndërhyrje në Ballkan nuk do të tolerohet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit