spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Akuzoi Ramush Haradinajn/ Kjo është toka që mërgimtarës iu “grabit”

Një ngjarje që po ngjall reagime të mëdha ka dalë në dritë ditët e fundit, ku mërgimtarja Fazile Januzi nga Kosova ka akuzuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, komunën e Vushtrrisë dhe KEDS-in për grabitjen e pronës së saj, ku i janë vendosur shtylla të tensionit të lartë të rrymës, dhe toka e saj me vlerë milionëshe dhe e përshtatshme për biznes tashmë nuk i vlen asgjë!

Në një reagim publik, Januzi ka deklaruar se toka e saj, e cila ndodhet në një zonë të lakmuar në periferi të Vushtrrisë, i është “grabitur” përmes lidhjeve politike dhe ndikimit të Haradinajt në institucionet lokale.

Ajo jeton dhe punon në Francë prej vitesh, por thotë se nuk ka hequr dorë kurrë nga prona që i takon me dokumente të rregullta.

Sipas saj, gjithçka ka ndodhur pa dijeninë e saj, ndërsa prona është futur në planet zhvillimore të komunës, pa ndonjë vendim gjykate apo marrëveshje nga ana e saj.

Ajo tashmë ka angazhuar avokatë në Kosovë për të ndjekur çështjen dhe kërkon që drejtësia të veprojë, pavarësisht emrave të përfshirë.

Video e plotë:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit