Dënohen me burgim të përjetshëm nëna që e shiti të bijën 6-vjeçare në Afrikën e Jugut

Një grua nga Afrika e Jugut, e shpallur fajtore për rrëmbimin dhe trafikimin e bijës së vet 6-vjeçare, është dënuar me burgim të përjetshëm, bashkë me dy bashkëpunëtorë të saj.

Dënimi i gjatë me burgim për Racquel “Kelly” Smith, të dashurin e saj, Jacquen Appollis dhe mikun e tyre, Steveno van Rhyn, u shqiptua më shumë se një vit pasi Joshlin Smith ishte zhdukur në mënyrë misterioze afër shtëpisë së saj në Gjirin Saldanha, afër kryeqytetit Cape Town, raporton televizioni BBC.

Pavarësisht nga kërkimi i gjerë për vajzën, e cila ishte zhdukur në shkurtin e vitit 2024, ajo ende nuk është gjetur.

Dënimi i tre të akuzuarve erdhi pas një gjykimi 6-javor që ishte në qendër të vëmendjes së publikut në shtetin e largët. Dëshmitarët dhe prokurorët kishin bërë disa pretendime shokuese.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit