spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Biznesmeni Mustafa ngre alaramin: Me këto çmime e pamundur të konkurrojmë me prodhuesit në rajon, do të falimentojmë

Biznesmeni Berat Mustafa në një deklaratë për media lidhur me kundërshtimin e tregut të lirë energjetik tha se çmimi që ai ka marr si kompani është 265 euro për megavat dhe kjo sipas tij është e papërballueshme.

Mustafa theksoi se në rajon maksimumi i çmimit për bizneset është 130 euro për megavat.

“Edhe në takimet e mëhershme kam thënë se cili prodhues me rritje 300 për qind të energjisë elektrike mund të konkurroj në treg me prodhuesit regjionalë… Kjo është diçka e pamundur”, tha ai, ndërsa shtoi se është momenti i fundit për ndihmë për prodhuesit vendor, sepse në të kundërtën do të falimentojnë.

“KEDS është ofertuesi… Çmimi që unë e kam marr si kompani 265 euro megavati… është diçka e papërballueshme”, tha ai.

Sipas tij, në regjion çmimi është 130 euro.

“..Si mund të konkurrojmë me 265 euro. Nuk ka oferta tjera, ky është problemi…”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit