spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Bizneset pas nisjes së protestës: Ftojmë Qeverinë të reflektojë, mos na detyroni në faza të tjera

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Skënder Krasniqi, dhe kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, pas nisjes së protestës kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të reflektojë dhe të shtyjë vendimin e zbatimit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Krasniqi ka theksuar se nëse Qeveria nuk tërhiqet nga ky proces, pasojat do t’i përballojnë qytetarët dhe ekonomia vendore.

“Ftojmë Qeverinë e Kosovës të reflektojë të mos na detyrojë në faza të tjerë. Ashtu siç paska deklaruar kryeministri se nuk do të tërhiqen as në nuk do të tërhiqemi por pasojat do t’i përballë qytetari, të gjithë ne sepse do të ketë rritje të importit edhe do të ketë rënie të prodhimit vendor, të punësimit”, ka deklaruar Krasniqi para mediave.

Nga ana tjetër, kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka theksuar se shumica e bizneseve anëtare nuk kanë nënshkruar kontrata të reja në tregun e lirë dhe se bizneset po detyrohen me dhunë të dalin në tregun e lirë.

“Bizneset me dhunë po detyrohet të dalin në tregun e lirë, por me dalje bizneset tona do të pësojnë sepse do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Do të ndodhë që të rritet produkti, rritet shërbimet, dhe do bie prodhimi dhe do reduktohet vendet e punës. Jemi detyru të dalim të protestojmë. Institucionet të reflektojnë”, ka thënë ai.

Ai ka paralajmëruar se kjo do të sjellë rritje të çmimit të energjisë, rritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, si dhe ulje të prodhimit dhe vendeve të punës.

“Jemi të detyruar të dalim në protesta dhe i bëjmë thirrje institucioneve të reflektojnë”, ka theksuar Rafuna.

Sipas tyre, këshilli organizativ do të mblidhet javën e ardhshme për të vendosur hapat e mëtejshëm, duke theksuar se protesta do të zhvillohen në mënyrë demokratike dhe paqësore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit