spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Maqedonci: Kosova drejt udhëheqjes së ushtrimeve të mëdha ushtarake në Ballkan

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Kosova është bërë pjesë e ushtrimeve shumëkombëshe “Defender Europe 25”, duke qenë një nga 18 vendet nikoqire dhe duke pritur në territorin e saj 12.000 trupa nga 19 vende të NATO-s dhe partnere.

Maqedonci theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë besuar Kosovës jo vetëm pjesëmarrjen, por edhe drejtimin e komandës rajonale të këtyre stërvitjeve në Ballkan.

“Kjo është arritje jashtëzakonshme për vendin tonë. Besoj se tani jemi në pikën më të lartë të bashkëpunimit me SHBA-në në aspektin e mbrojtjes”, deklaroi ai.

Ministri foli edhe për sfidat në rajon, duke thënë se paqja në Ballkanin Perëndimor mbetet e cenueshme për shkak të politikave hegjemoniste të Serbisë dhe bashkëpunimit të saj me Rusinë. Ai u shpreh se Kosova duhet të jetë e brengosur, por jo e frikësuar.

Gjithashtu, Maqedonci konfirmoi se Forca e Sigurisë së Kosovës respekton zotimin e vitit 2013 për të mos hyrë në komunat veriore pa koordinim me KFOR-in, ndonëse shtoi se nuk pajtohet me këtë kufizim.

Ai përfundoi duke theksuar se FSK-ja po fuqizohet për t’u përballur me çdo kërcënim të mundshëm, pa e pasur në shënjestër asnjë shtet të caktuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit