spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Kallas thirrje liderëve: Lëreni ndasitë, formoni qeverinë sa më parë – Prioritet të jetë Kosova

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, përmbylli pjesën e dytë të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë strategjike të rajonit për BE-në dhe duke e quajtur procesin e zgjerimit “projektin më të rëndësishëm gjeopolitik dhe një prioritet personal” për të.

Gjatë vizitave në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Kallas përcolli mesazhe të qarta: për Serbinë tha se “kërkova që autoritetet të përshpejtojnë reformat dhe të përcaktojnë qartë drejtimin strategjik të vendit drejt BE-së, përmes rikthimit të besimit dhe përkushtimit ndaj parimeve demokratike”.

Ajo theksoi se “bisedova edhe me të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kërkuan drejtësi dhe përgjegjësi – zëri dhe energjia e tyre janë thelbësore për të ecur përpara“.

Sa i përket Kosovës, Kallas apeloi që “liderët duhet të lënë ndarjet anash dhe të vendosin në plan të parë të ardhmen e Kosovës“.

Për Maqedoninë e Veriut, ajo tha se “Maqedonia e Veriut i përket familjes evropiane dhe tani është thelbësore të vazhdohet në rrugën drejt BE-së“.

Kallas gjithashtu përmendi rëndësinë e Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje me BE-në dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit