Sot u realizua një shkëmbim i madh i robërve të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ku u liruan 307 robër rusë dhe 307 robër ukrainas. Pjesëtarët rusë të liruar janë dërguar në Bjellorusi, ku po marrin trajtim mjekësor dhe psikologjik.
Ky shkëmbim është pjesë e fazës së dytë të marrëveshjes së arritur më 16 maj në Stamboll, ndërsa faza e tretë pritet të zhvillohet më 25 maj, me lirimin e robërve të tjerë.
Dje u shkëmbyen gjithashtu 270 persona ushtarakë dhe 120 civilë si pjesë e fazës së parë.
Megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve, Rusia ka vijuar sulmet në Ukrainë. Autoritetet ukrainase raportojnë 13 civilë të vrarë dhe 56 të plagosur, ndërsa kryeqytetit Kiev i janë drejtuar 250 dronë dhe 14 raketa balistike, duke shkaktuar zjarre në ndërtesat banimi.








