Djali i Jakup Krasniqit: E ëndërroj çdo ditë kthimin e tij në Kosovë

Djali i Jakup Krasniqi, Altin Krasniqi thotë se e ëndërron momentin kur babai i tij bashkë me ish-krerët e tjerë të UÇK-së do të kthehen në Kosovë.

Krasniqi tha se gjatë viteve sa i ati ishte në Hagë e kanë vizituar shpesh dhe se vizitat dhe video-telefonatat e kanë zbutur pak mallin që kanë për të.

Ai tha se ish-krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë, kurse deklaroi se ata sakrifikuan gjithçka që Kosova të jetë shtet i pavarur.

“E ëndërroj çdo ditë kthimin e tij në Kosovë. Edhe pse, këto pesë vite kanë qenë të rënda, ne sa herë që kemi pasë mundësi e kemi vizitu dhe besoj që ajo çfarë ka ndodhur me 4 nëntor, vizita dhe video-call që i kemi pasë gjatë këtyre na kanë zbutur pak mallin që e kemi pasë, jo vetëm babai, por të gjithë shokët e tij që gjinden atje padrejtësisht të kthehen në vendin e tyre ku ata sakrifikuan gjithçka që të kemi një shtet të pavarur”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit