spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Ekskluzive: Në rastin e vdekjes së dizenjatorit Festim Isufi, autoritetet kanë gjetur dy thika

Gazeta ka mësuar detaje ekskluzive nga ngjarja tragjike e 9 majit, ku u gjet i vdekur dizenjatori i njohur Festim Isufi, në banesën e tij në Rrugën B, në Prishtinë. Përveç tij, e lënduar nga ngjarja ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi.

Sipas burimeve të sigurta autoritetet kanë gjetur dy thika në vendin e ngjarjes. Njëra thikë është parë në duart e bashkëshortes së viktimës, Rina Maloku-Isufi, ndërsa thika tjetër është gjetur pranë këmbës së majtë të viktimës.

Po ashtu, sipas të njëjtave burime, Rina Maloku-Isufi është parë me një thikë në dorë edhe në momentin kur ka kërkuar ndihmë në një ordinancë afër banesës së tyre.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se viktima kishte 7 plagë në trup, të gjitha në zonën e qafës dhe fytit – pesë prej tyre janë vlerësuar si të lehta, ndërsa dy si plagë fatale që rezultuan me humbjen e jetës së tij.

Raporti i autopsisë tashmë i është dorëzuar Prokurorisë përkatëse.

Gazeta ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Prokuroria lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Çfarë thuhej në raportin policor për vdekjen e Festim Isufit

Sipas raportit zyrtar 24-orësh të Policisë së Kosovës, dizenjatori Festim Isufi dyshohej se fillimisht kishte therur me thikë bashkëshorten e tij, Rina Maloku-Isufi, e cila kishte mbijetuar dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Më pas, sipas raportit, Isufi kishte përdorur të njëjtin mjet të mprehtë për të goditur veten, duke i shkaktuar vetes plagë fatale që çuan në vdekjen e tij.

“Në raportin e Policisë së Kosovës thuhej: ‘Është raportuar se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka therur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe njësia e Emergjencës, ku është konstatuar vdekja e tij.’”, thuhej në raport.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit