spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall i dërgon letër udhëheqësve të UÇK-së në Hagë: Mbahuni të fortë dhe të guximshëm

Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall, i cili ishte në Hagë, nuk arriti të takohej fizikisht me krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim, por u shpreh me një letër të ngrohtë dhe plot emocion për ta.

Në letrën e shkruar më 19 maj 2025, Hall i quan “vëllezër” Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke u thënë se ishte aty “për të qëndruar nën të njëjtin qiell dhe nën të njëjtin ajër” me ta.

Ai falenderon për mikpritjen e familjeve të tyre në Kosovë dhe u bën thirrje që të mbahen të fortë dhe të guximshëm, duke i inkurajuar se kanë “akoma shumë për të bërë” dhe “mjete shpirtërore” për ta bërë këtë. Hall thekson rëndësinë e besimit dhe lutjes dhe i fton ata të thërrasin bashkatdhetarët në një ditë kombëtare lutjeje për Kosovën.

Në letrën e tij, ish-kongresmeni shpreh edhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj tyre dhe Kosovës, duke kujtuar se “ju nuk jeni harruar” dhe se lutjet dhe mbështetja nga miqtë e tyre në mbarë botën janë të vazhdueshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit