spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

ShSKUK del me njoftim për gruan që dyshohet se vrau vetën: Po trajtohej në klinikën e Psikiatrisë

Një paciente rreth 40-vjeçare, e cila po trajtohej në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë si pasojë e vetëvrasjes në oborrin e institucionit.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, pacientja ishte e hospitalizuar në repartin e hapur të Klinikës së Psikiatrisë.

Sipas tyre, në këtë repart, pacientët nuk mbahen të izoluar dhe u lejohet dalja jashtë, në përputhje me protokollet mjekësore dhe të drejtat e pacientëve.

Menaxhmenti i QKUK-së, menjëherë pas marrjes së informatës, konfirmon se ka kërkuar raport të detajuar nga drejtoria e Klinikës së Psikiatrisë dhe ka nisur procedurat për shqyrtimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“QKUK siguron opinionin publik se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme në përputhje me gjetjet nga raporti zyrtar. Po ashtu, do të merren hapa për parandalimin e rasteve të ngjashme dhe për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve psikiatrike në institucion”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit