spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Operacioni në Prizren kundër korrupsionit – ky është avokati që u arrestua

Gazeta merr vesh që, nën udhëheqjen e Kryeprokurorit Petrit Kryeziu, Prokuroria Themelore në Prizren sot ka kryer një operacion të madh kundër korrupsionit.

Deri tash në pranga kanë rënë tre persona.

Ata po hetohen për veprën penale “ushtrim i ndikimit”.

Njëri nga të dyshuarit u kap me para dhe në flagrancë, pasi që kishte premtuar të dëmtuarit se, në këmbim të një shume të konsiderueshme të parave, do të ndikonte për lirimin nga masa e paraburgimit të një personi të dyshuar për fajde.

Gazeta merr vesh që është arrestuar avokati Bekim Parallangaj.

Bashkë me të u arrestua edhe zyrtari i gjykatës në Prizren, Nysret Pepniku, i njohur me pseudonimin Ceti.

Është arrestuar edhe një person tjetër, që po identifikohet se ku ka qenë i angazhuar me punë, por ka shërbyer si ndërmjetës në grup, me emrin Bekim Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit