spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

“Fajdexhinjtë më bënë për spital, në prani të vajzës së mitur”, “Donin që toka ime të bëhej e tyre”-Rrëfimi i të dëmtuarit

Liridon Osmani nga Vushtrria, në një intervistë për Insajderin, ka thënë se më 22 maj është sulmuar para institucionit parashkollor që e ndjek vajza e tij.

Sipas Osmanit, dy persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta, në momentin kur ai po e shoqëronte të bijën në shkollë.

Osmani ka pretenduar se nxitësit e këtij sulmi ishin, sipas tij, anëtarë të një familjeje me të cilën ai ka pasur më parë mosmarrëveshje.

Ai thotë se konfliktet kanë lindur për shkak të disa pronave, për të cilat familja Gërbeshi, sipas Osmanit, ka pretenduar se u përkisnin atyre, edhe pse ai i kishte blerë.

Osmani pretendon gjithashtu se është provokuar dhe kërcënuar në vazhdimësi nga burrat e kësaj familjeje, të cilët – sipas tij – nuk e kanë pranuar pronësinë e tij mbi tokat në fjalë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit