Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën Mazgit–Bërnic, ku disa fëmijë janë përfshirë në një aksident teksa po lëviznin me biçikleta.
Gazeta mëson nga dëshmitarë okularë se njëri nga fëmijët dyshohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore që mund t’i rrezikojnë jetën.
Sipas tyre, fëmija është parë i shtrirë në tokë, me gjakderdhje në kokë dhe pa mundësi komunikimi, ndërsa pamjet kanë qenë tronditëse.
Aktualisht nuk ka ende konfirmim zyrtar nga autoritetet për gjendjen e tij apo rrethanat e plota të aksidentit.








